Qe pse Ndryshimtarët...
Ndryshimtarët është platformë për ata/ato që e kanë kuptu që për me ndryshu botën, ma së pari duhet me ndryshu veten --t'u ja fillu prej mendësisë, shkathësive, mirëqenies dhe lidershipit tonë. Me punu me veten është vështirë! Ma lehtë është me ja pa t'metat tjerve, se vetes. Ndryshimtarët është hapësira ku mundesh me gjetë Komunitetin i cili të përkrahë, Kurse të cilat t'i rrisin shkathtësitë, dhe Punëtori transformuese për individë dhe grupe për me ju pru n'nivel tjetër. Veç a je gati për transformim?   
 

Komuniteti

A mundesh me paramendu një komunitet i cili t'përkrahë, t'sfidon dhe beson n'ty edhe n'qoftëse ti nuk ki besim tek vetja?
Komuniteti i Ndryshimtarëve është hapësira ku mbushesh me energji, ku inspirohesh, ku mëson për vete t'u reflektu me tjerët, ku e kupton që nuk je vetë n'sfidat e tua, ku nuk dorëzohesh dhe kontribuon t'u i nda përvojat e tua jetësore. 

Mëso më shumë

Kurset Online

Ndryshimtarët janë nxënës gjatë gjithë jetës se e kuptojnë që një mendim ma ndryshe t'a ndërron perspektivën. Një shprehi e re t'a ndryshon jetën. Kur nuk është vonë me mësu aftësi për mirëqenie dhe lidership edhe me i apliku për me na pru n'nivel tjetër. Kurset online janë kriju me shumë dashni që ti me mujtë me i ndjekë kur të don dhe prej ku të don.   

Mëso më shumë

Bizneset

Bizneset në Kosovë kanë nevojë me i fuqizu punëtorët, se kur ata/ato ndihen ma mirë, atëherë edhe performojnë ma mirë. Kur ndihen ma mirë, atëherë bashkëpunojnë ma mirë. Kur bashkëpunojnë ma mirë, i shërbejnë konsumatorëve ma mirë dhe ndihen ma të lumtun. Platforma Ndryshimtarët e ka specialitet punën me ekipe.

Kontakto

Qe çka po flitet...

Ardiana Selimi

" Çdo njeriut i nevojitet një eksperiencë e tillë sepse secili nga ne duhet të paktën të i provojmë se cilat janë taktikat që mund të funksionojnë për ne."

Art Sylaj

"Kursi m'ka ndihmu me kuptu se Meditimi m'jep qetësi e energji  për me vazhdu ditën."

Barbana Gjoshi

"Kursi më ka ndihmu me mendu ma shumë për veten dhe mirëqenien time sepse shumë herë po e harrojmë veten duke u marrë me të tjerët"

Arjeta Ahmedi

"Më ka përballë me dobësinë time dhe moskujdesin e mjaftueshëm për veten. Më ka bo me mendu për kohën time të mëngjesit"

Flutura Haxhaj

"Meditimi për Mu" është një program që i nevoitet gjithëve me përjetu, që me kuptu qysh duhet me jetu jetën."

Desantila Muriqi

"Na ka ndihmu që përnime me arritë me e bo mëngjesin për vete!"

Qysh me Meditu Rregulisht? 

- Webinar Falas-  

Ky webinar është për krejt ata/ato që dojnë me kriju një marëdhënie t'mirë me mendjen dhe me i mësu themelet e meditimit.

Regjistrohu n'webinar edhe shiqoje kur t'kish kohë. 

Regjistrohu n'Webinar