"Qëllimi i meditimit nuk është të kontrollosh mendimet e tua, por të ndalosh që mendimet të të kontrollojnë ty.

 

🍀

Regjistrohu n'Kursin

Meditimi Për Mu

Sfida 30-ditore për me integru meditimin n'jetën tonde për një mendje të qetë dhe me fokus. 

Regjistrohu
 

A e ke vërejtë?

❌ Qysh n'ditë t'sotit është bo problem me pas fokus
❌ Qysh mendja s'po na ndëgjon ma
❌ Qysh s'po mujmë me u shkëputë nga telefoni
❌ Qysh plot sene po na rrinë përmbi kry
❌ E qysh krejt qito po na shkaktojnë stres e ankth të panevojshëm

Është fatkeqësi...

që kultura jonë nuk n'a ka mësu se çka me bo për me pas marëdhënie ma të shnoshë me mendjen tonë. Garant ke ndëgju për meditimin dhe të mirat qe vijnë me to. Po a ke përjetu najherë? A kishe pas dëshirë me mësu me meditu? Nese veçse mediton, a ke arritë me integru me sukses meditimin n'jetën tonde? Ky kurs ka me të ndihmu me përjetu meditime të thella, me i qartësu pyetjet që i ki për meditimin, dhe ka me të ndihmu me pru këtë praktikë në jetën tonde.

Është një shprehje: 

Me qenë meditimi tabletë, të gjithë e kishin marrë. 

Deri qitash i kemi gati 150 persona në Komunitetin e Ndryshimtarëve dhe asnjëherë nuk ka thanë dikush që meditimi nuk është tu i ndihmu. Krejtve ju pëlqen dhe ndihmon meditimi! Shumë prej anëtarëve të komunitetit kanë mësu me meditu dhe me shumë sukses e kanë integru këtë praktikë n'jetën e tyne. Sidoqoftë, nuk është lehtë se duhet:

 

✨ Me pas përnime dëshirë me mësu me meditu
✨ Me pas dikon që mundet me të udhëzu qysh me meditu
✨ Me pas dikon që të ndihmon me pru disiplinën e meditimit të rregullt 
✨ Me pas një komunitet që të përkrahë e inspiron n'këtë rrugëtim 

Kursi Meditimi Për Mu është i dizajnum me qëllim që - edhe nëse je fillestar/fillestare, ose nëse je i/e avancum/e n'këtë lami, me t'i pru dhuratat e meditmit n'jetën tonde +  me ju bashku një komuniteti që ka me të mbushë me inspirim e energji pozitive qe mos me u dorëzu - e me investu n'veti edhe n'mendjen tonde. 

 

 

A e njeh Norën? 

Nora është anëtare e komunitetit qysh prej fillimit, edhe është shembull i një personi i cili e ka integru meditimin n'jetën e saj me sukses. Kqyre n'video se çka po thotë Nora.  

 

Qysh funksionon kursi?

Kursi i ka këto 3 komponenta kryesore me të ndihmu ty ma së miri n'botë.

 

Videot Online

Kursi përmban një akademi  videosh (+30 video) të ndryshme, ligjërata, detyra dhe ushtrime. Videot janë praktike dhe shumë të kapshme, të cilat kanë pas shumë sukses për antarët e komunitetit. E mira e kursit online është që i përshtatet ritmit tond dhe mundesh me kqyr kur të don edhe ku të don ti. Krejt çka të duhet është me ja bo hyzmetin vetes edhe me hi në uebfaqe për me i pa videot. 

 

 

Komuniteti

Ekziston Komuniteti i Ndryshimtarëve, me pjesëmarrës të të gjitha gjeneratave në kurse dhe sfida. Arsyeja kryesore e krijimit të komunitetit është me ndihmu dhe me mbështetë njoni-tjetrin gjatë këtij rrugëtimi. Ne organizojmë evente t'ndryshme për me festu jetën, me investu n'mirëqenie dhe me bo organizime për të mirën e krejt botës. 

 

Pyetje-Përgjigje me Mentorin

BONUS i veçantë është hapësira që me shtru pyetje direkte për Mentorin edhe komunitetin. Kjo bëhet në kuadër të grupit në Viber, ku bëjnë pjesë të gjithë ndryshimtarët. 
PLUS!!! Nëse regjistrohesh para 12 Prillit, ather do të kesh dy puntori LIVE falas. Mos e hup këtë mundësi!  

Edhe diçka... 

Ky kurs, edhe komuniteti n'përgjithësi është për personat t'cilët synojnë me qenë ose veç janë Ndryshimtarë. Këta persona e kanë kuptu që me ndryshu botën jashtë nesh, duhet ma së pari me ndryshu botën brenda nesh. 

Për me ndryshu botën brenda nesh, atëherë duhet me kriju qetësi në mendje e me u mbushë me dashni n'zemër. A je gati? 

Regjistrohu!

6 Sene që i mëson n'kurs 


Kursi të ndihmon që hap pas hapi me bo meditimin pjesë të jetës tënde edhe me i shfrytëzu çdo ditë të mirat e meditimit.

#1 Mëso çka është meditimi dhe si mundet me të ndihmu ty

"Meditimi për Mu" osht një përvojë e cila osht e krijume që me t’ndihmu ty me praktiku meditimin që përshtatet me ritmin tënd të cilin duhesh ti me zbulu. Nuk osht veq "Hej medito dhe krejt senet ndryshojnë". Kur të regjistrohesh sot, je tu u regjistru për me i mësu praktikat e meditimit po edhe për me pru mirëqenie në jetë.

#2 Krijoje një marëdhënie të shëndetshme me mendjen

Mendja është timoni i jetës tonë. Mendja është dhuratë dhe një instrument jashtëzakonisht i sofistikuar. Por kur ne nuk dimë me e përdorë mendjen ashtu si duhet, atëherë kjo bëhet sfidë.

 

 

#3 Zbuloje stilin tond të meditimit

I kom kalu 5 vite me zbulu një teknikë meditimi që funksionon për mu, edhe e kom kriju një hapësirë për ty me zbulu se cili stil meditimi funksionon për ty, edhe qysh mundet ai me t’ndihmu ty me mirëqenien tonde. Unë kom provu edhe kom gabu, e ti s'ki nevojë me i përsërit gabimet e mia!

#4 Unik për ty

Unë nuk po du me kriju edhe një kurs tjetër që osht i ngjashëm me të gjithë të tjerët, ku ka plot ligjërata e t’lodhin me informata…Unë e kom kalu një pjesë t’madhe t’jetës tu i ndihmu liderëve nëpër krejt botën me qenë të sukseshëm, edhe çka kom vërejtë osht që mënyra aktuale e lidershipit të tyne osht t'u ja dëmtu mirëqenien.
Pa mirëqenie s'ka lidership! 

#5 Bashkë me Komunitetin

A e dini se ne jemi ma t’përgjegjshëm ndaj të tjerëve, sesa ndaj vetes? Nëse je i/e interesum/e me pasë një shok ose shoqe që mundeni me qenë t’përgjegjshëm ndaj njoni-tjetrit në kursin "Meditimi Për Mu", atëherë komuniteti n'Viber ka me qenë super për ty. N’komunitet ne krijojmë sfida, bojmë diskutime, organizojmë evente live edhe online, edhe shoqnohemi dhe e përkrahim njoni-tjetrin. 

#6 Detyrat dhe Burimet e Personalizuara

Në çdo video ka praktika dhe ushtrime që ju ndihmojnë pjesmarrësve jo vetëm të mësojnë gjëra të reja për meditimin, por edhe ti praktikojnë ato. E mira e kursit është që ju gjithmonë keni me pasë çasje tek këto burime dhe informata, edhe pas përfundimit të kursit.